2 kg bizhuteri në stomakun e pacientes, alarmohen mjekët

  • 11 December 2019 - 15:26
2 kg bizhuteri në stomakun e pacientes, alarmohen mjekët

Mjekët kanë hequr një grumbull prej 1.6 kg argjendarie prej ari, xhingla, para dhe një orë nga barku i një gruaje.

Pacientja 22-vjeçare kishte pasur dhimbje barku dhe ishte sëmurë pas çdo vakti për një javë para se ajo të pranohej në spital.

Sonografia dhe testet me rreze x zbuloi metalin në stomakun e saj kështu kirurgët në Rampurhat College Medical and Hospital, në Indi, e operuan për të hequr ato.

Kirurgët hoqën zinxhirët, unazat e hundës, vathët, xhingla, varëse etj gjatë procedurës 75-minutëshe, ku zbuluan gjithashtu 90 monedha dhe një orë dore.

Dr. Siddhartha Bisëas, drejtuese e departamentit të kirurgjisë që drejtoi operacionin, tha që gruaja kishte gllabëruar sende prej ari, bakri dhe bronzi.

(Kosova Sot Online)