Vetëvendosje “ultimatum” LDK-së: Po nuk u morëm vesh, Kosova shkon në zgjedhje!

  • 11 December 2019 - 15:33
Vetëvendosje “ultimatum” LDK-së: Po nuk u morëm vesh, Kosova shkon në zgjedhje!

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pohoi se brenda javës, lideri i kësaj force politike Albin Kurti do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa me qëllim finalizimin e marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje. Ajo e quajti këtë kërkesë të LDK-së e ka quajtur të pakuptimtë.

Sipas saj nuk ka pasur veprime të nxituara për krijim të koalicionit qeverisës pasi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk e ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit.

Lidhur me pretendimet se koalicionin ndërmjet VV-së dhe LDK-së po e lë pezull edhe ndarja e disa ministrive, Haxhiu tha se kjo nuk qëndron, pasi sipas saj të gjithë ministrat pavarësisht se cilit subjekt i përkasin, “llogarinë” do ta japin tek kryeministri i ri, Albin Kurti.

Përballja e fundit mes Kurtit dhe Mustafës ka ndodhur më 2 dhjetor, dhe që prej asaj dite, nuk ka pasur më asnjë takim tjetër mes tyre. Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor.

(Kosova Sot Online)