I riu i vendos flakën banesës, djeg nënën brenda

  • 11 December 2019 - 15:36
I riu i vendos flakën banesës, djeg nënën brenda

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Londrës, ku Beatrice Yankson 59 vjeç ka humbur jetën në banesën e saj në Estate Andover ku ishte përfshirë nga zjarri.

Djali i saj Joel Ellis 35 vjeç është akuzuar se ka vënë zjarrin shtëpisë qëllimisht, duke djegur nënën brenda.

Ellis do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës Thames ditën e sotme.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë cuar të riun në këtë akt të rëndë, deri në vrasjen e nënës së tij.

Me ekzaminimin që u bë 59-vjeçares, shkaku i vdekjes ishte djegia dhe thithja e zjarrit ose tymrave në shtëpinë e djegur.

Image


(Kosova Sot Online)