Tre shqiptarë joshin me paund gruan britanike/ E bindin ti kalonte klandestinë në bagazhin e makinës, por më pas…

  • 11 December 2019 - 16:40
Tre shqiptarë joshin me paund gruan britanike/ E bindin ti kalonte klandestinë në bagazhin e makinës, por më pas…

Një grua nga Britania, që u përpoq të fuste kontrabandë tre emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i futur ata në bagazhin e makinës së saj është vënë në pranga nga policia.

Kapja e saj është bërë rreth tre javë më parë dhe e arrestuara është Jackie Willis, 53 vjeç, nga Feltham, West London.

Ajo po përpiqej t’i transportonte tre emigrantët nga Calais, më pas në Dover me destinacion në Eurotunnel.

Avokatja e saj, Isabelle Pauwels thotë se Willis i ishin ofruar 3,000 paund nga çdo person dhe shuma e majme e kishte tunduar.

“Te Sun” raporton se Willis ishte menaxher e lartë në firmë hotelierie dhe shkoi duke qarë në gjykatë, ku edhe u dënua për gjashtë muaj.

(Kosova Sot Online)