“Goditja” e rëndë për Hashim Thaçin: Ja kush po e paralajmëron fundin e tij

  • 11 December 2019 - 17:08
“Goditja” e rëndë për Hashim Thaçin: Ja kush po e paralajmëron fundin e tij

“Në fakt, për të gjitha këto, edhe për këtë të fundit, krimet serbe, fajin kryesor e ka vetë presidenti Hashim Thaçi, duke qenë bartësi kryesor i shumë proceseve, madje i të gjitha proceseve kryesore në vend, duke qenë kryeministër për aq kohë sa ishte, duke lënë anash pjesën para pavarësisë, por është koha shumë e gjatë pas pavarësisë së Kosovës, sepse që nga pavarësia e këndej, ka mundur të gjej formën dhe ta padis Serbinë për krimet e luftës, ka mundur të krijohen edhe gjykatat”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Akuzat të cilat i ka drejtuar Hashim Thaçi kundër faktorëve ndërkombëtar, po vazhdojnë të ngjallin reagime të ashpra tek analistët politikë të cilët konsiderojnë se fajësimi i faktorit ndërkombëtar, pse nuk ka bërë më shumë që Serbia nuk i njeh dhe nuk i pranon krimet e luftës në Kosovë, nuk është gjë tjetër veç përpjekje e Thaçit për ta shfajësuar veten në dështimin e tij të madh në karrierën politike, për dështimin edhe në drejtimin e institucioneve më të larta të shtetit, Qeveri e Presidencë.

Lidhur me këto akuza të Thaçit, ka folur për “Kosova Sot Online” analisti politik, Jeton Kelmendi.

Image
Jeton Kelmendi

Kelmendi thotë se Hashim Thaçit, ndjenja e tij kombëtare e patriotike është djegur kaherë, që kur filloi bisedimet me Serbinë për shkëmbim territoresh, dhe ky projekt po i dështon atij së bashku me mbështetësit në Tiranë e Beograd.

“Mendoj se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, madje ku akuzon edhe ndërkombëtarët, për mos pjesëmarrje, siç u shpreh ai për të hedhur edhe vetëm një lule tek viktimat në shenjë respekti, mendoj se janë deklarata dëshpëruese, që flasin se presidenti e ka humbur krejtësisht arsyen e sjelljes, është vonuar shumë në atë patriotizmin e tij, dhe tash është akoma më i dëshpëruar edhe nga tentativat e tij e dështuar për të bërë pazare me një pjesë të territorit të Kosovës, së bashku me “binjakun “ e tij politik Edi Rama në Tiranë dhe padronin e tyre në Beograd Vuqiq. Edhe ky plan po duket i dështuar përfundimisht si plan i djallëzuar, prandaj ai po përpiqet tani që fajin e tij personal të jua hedh ndërkombëtare edhe për gjeja dështimin e ndjekjes së krimeve në Kosovës dhe ngritjen e akuzës ndaj shtetit serb, gjë që është një deklaratë tepër e pa matur dhe qesharake”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Kelmendit, dështimet e Thaçit janë aq të mëdha sa që nuk mundë të mbulohen me asnjë veprim që mundohet ta bëjë tani, pasi është në fundin e turpshëm të karrierës politike, dhe veprimet e dëmshme ndaj shtetit janë të pa përmirësueshme, por të ndëshkueshme politikisht dhe moralisht, gjë që e ka hetuar edhe vetë Hashim Thaçi i dëshpëruar.

“Në fakt, për të gjitha këto, edhe për këtë të fundit, krimet serbe, fajin kryesor e ka vetë presidenti Hashim Thaçi, duke qenë bartësi kryesor i shumë proceseve, madje i të gjitha proceseve kryesore në vend, duke qenë kryeministër për aq kohë sa ishte, duke lënë anash pjesën para pavarësisë, por është koha shumë e gjatë pas pavarësisë së Kosovës, sepse që nga pavarësia e këndej, ka mundur të gjej formën dhe ta padis Serbinë për krimet e luftës, ka mundur të krijohen edhe gjykatat. Dhe tani për dështimet e tij po mundohet që të jua hedh fajin faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)