Von Der Leyen paralajmëron kundër mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike

  • 11 December 2019 - 21:24
Von Der Leyen paralajmëron kundër mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike

Trupi i ri ekzekutiv i Bashkimit Evropian paraqiti të mërkurën një paketë për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike, por duket se vendet evropiano-lindore të bllokut, të cilat mbështeten mjaft te karburantet fosile, duket se janë të vendosura ta pengojnë nismën.

Ky është propozimi i parë i madh i Presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen që nga marrja e detyrës në 1 dhjetor.

Nisma synon të angazhojë Bashkimin Evropian për të arritur të ashtuquajturin neutralitet të klimës deri në vitin 2050, pra të pengohet çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë përtej sasisë që mund të absorbohet nga atmosfera. 

Propozimi i saj do të jetë temë diskutimi të enjten mes udhëheqësve të shteteve anëtare.

Por sipas diplomatëve, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke qysh tani po e kundërshtojnë një projektvendim të takimit.

Muajt e fundit vërehet një shtim i ankthit në shkallë botërore pas valëve të të nxehtit, thatësirave dhe zjarreve që shkencëtarët thonë se janë rezultat i rritjes së temperaturave.

(Kosova Sot Online)