Djali i Smajl Hajdarajt e thotë hapur: Ja kush ma vrau babën...

  • 11 December 2019 - 22:19
Djali i Smajl Hajdarajt e thotë hapur: Ja kush ma vrau babën...

I biri i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka thënë se atentati ndaj babait të tij ka qenë politik dhe i organizuar mirë.

Hajdaraj, në “Debat Plus”, ka thënë se vrasja e babait të tij ishte e paralajmëruar, pasi sipas tij edhe gjatë luftës kishte tentime për të vrarë Smajl Hajdarajn.

Ai thotë se një dëshmitar, që ishte kontaktuar për ta vrarë babin e tij, është vrarë katër muaj para se të vritej babai i tij (ish- deputeti Smajl Hajdaraj). 

Shpëtim Hajdaraj thotë se personi i ngarkuar për ta kryer vrasjen e babait të tij ka ardhur në shtëpi dhe i ka treguar se ia kanë blerë revolen dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për ta vrarë Smajl Hajdarajn.

Ai thotë se urdhrin për vrasje e kishin dhënë njerëz nga shtabi paralel i formuar në Rugovë nga njerëzit e LPK-së.

“Dëshmitari ka thënë se urdhrin e kishte marrë nga kundërshtarët politikë apo nga shtabi paralel që ishte formuar në Rugovë, kryesisht i përbërë nga njerëzi të LPK-së e që kishin mbështetje nga Shtabi i Përgjithshëm apo siç njihet në popull nga ‘Shtabi i Rognerit’”, thotë  Hajdaraj.

(Kosova Sot Online)