SHBA nënshkruan marrëveshje historike me Kanadanë dhe Meksikën

  • 11 December 2019 - 23:13
SHBA nënshkruan marrëveshje historike me Kanadanë dhe Meksikën

Kandaja, Meksika dhe SHBA’ja kanë arritur një marrëveshje të re ekonomike për Amerikën e Veriut.

Marrëveshja, që shihet si një zëvendësim për marrëveshjen e vjetër 25 vjeçare, NAFTA, është rezultat i më shumë se dy viteve negociata.

Marrëveshja e re SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) do të kalojë nëpër dhomat e larta të shteteve respektive për aprovim final. 

Demokratët kanë dhënë një pëlqim për këtë marrëveshje, të iniciuar nga Donald Trump i cili nuk ishte i kënaqur me rolin e SHBA’së në marrëveshjen paraprake.

Qeverisja e Trump në SHBA po kalon me rishikime të të gjitha marrëveshjeve të mëhershme të bëra nga demokratët.

(Kosova Sot Online)