Flet eksperti: Ja pse duhet të hetohen financat e partive politike në Kosovë

  • 12 December 2019 - 07:32
Flet eksperti: Ja pse duhet të hetohen financat e partive politike në Kosovë

“Ky është tregues për të hulumtuar penalisht prejardhjen e parave. Duhet të dihet nga janë marr parat për fushatë sepse në një shtet kaq të varfër të bëhet fushate me këto investime marramendëse është gjithçka për të dyshuar. Këto shifra tregojnë më së miri se si partitë politike nuk janë organizata vullnetare të njerëzve dhe anëtarëve por janë duke vepruar si me qenë kompani përfituese, dhe këto shifra janë tepër alarmante për gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Pas publikimit të raporteve financiare të partitë politike nga ana e Komisioni Qendror Zgjedhor, shifrat se sa kanë shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, ka reaguar eksperti i legjislacionit elektoral dhe ish anëtar i KQZ-së, Blerim Burjani.

Burjani ka thënë për “Kosova Sot Online” se edhe pse këto shifra nuk janë të besueshme, janë konsideruar minimale nga partitë politike, ku ato janë vetëm një pjesë e vogël e milionave që kanë shpenzuar partitë politike për fushatën.

Në bazë të raporteve të publikuara, LDK ka shpenzuar 730,146,87 euro, Lëvizja Vetëvendosje 451,979,85 euro, kurse koalicioni në mes AAK-së dhe PSD ka raportuar 346,544,15 euro shpenzime. PDK-ja – ka raportuar 316,346,32 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD 115,863,80 euro. E fundit është Lista Serbe me vetëm 26,652,31 euro.

Sidoqoftë, Blerim Burjani nuk u beson këtyre shumave të raportuara, ngase ato mundë të jenë vetëm një shumë minimale e milionave të shpenzuar e të pa raportuar, kështu që financat e partive politike do të duhej hetuar me ndjekje penale nga njësitet e policisë financiare anti-krim.

Image
Blerim Burjani

“Ky është tregues për të hulumtuar penalisht prejardhjen e parave. Duhet të dihet nga janë marr parat për fushatë sepse në një shtet kaq të varfër të bëhet fushate me këto investime marramendëse është gjithçka për të dyshuar. Këto shifra tregojnë më së miri se si partitë politike nuk janë organizata vullnetare të njerëzve dhe anëtarëve por janë duke vepruar si me qenë kompani përfituese, dhe këto shifra janë tepër alarmante për gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Burjani konsideron se shteti duhet ta ndërpres financimin e partive politike, dhe mjetet për financim të partive, të investohen në projekte të tjera zhvillimore për interesin publik.

“Shteti duhet të ndalet urgjentisht dhe të mos investoj para në mbajtjen e këtyre partive politike, për ekzistencën e tyre nga buxheti i qytetarëve. Këto parti politike po marrin shumë tepër të mëdha nga arka e shtetit, prandaj më e drejtë do të ishte që këto para të investohen diku tjetër, në programe zhvillimore sepse qytetari nuk ka nevojë të paguaj nga xhepi i tij për mbijetesën e partive politike. Konsideroj se është tepër urgjente që të hetohen individët dhe liderët, që të dihet saktë nga vijnë këto para, sepse me gjithë këto financa që po shpenzohen, nuk po bëhen publike burimet e besueshme të financimit, e dihet mirëfilli që partitë politike nuk janë firma-organizata ekonomike por janë të regjistruara si organizata vullnetare”, deklaroi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)