Kjo është thirrja për të ftuarit e Gjykatës Speciale: Kështu duhet të veprojnë...

  • 12 December 2019 - 07:43
Kjo është thirrja për të ftuarit e Gjykatës Speciale: Kështu duhet të veprojnë...

“Nga aspekti moral , veprimi i sipër thënë do të duhej të ishte i kundërt. Konform më kodeksin etik, cili do funksionare politik apo shtetëror i ftuar nga institucioni i drejtësisë së caktuar, me supozime të kryerjes së ndonjë aktit të inkriminuar penalisht, do të duhej të dorëhiqej, madje publikisht”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik dhe njohësit e fushës së të drejtës, po e shohin Gjykatën Speciale për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, si një sfidë serioze me ndikim dhe pasoja që do të lë për të ardhmen edhe në skenën politike.

Në mesin e mbi 200 të ftuarave për intervistim nga Gjykata Speciale, ka edhe kryetar të partive politike, dhe kjo shihet si një goditja me e rëndë e pas luftës që po i ndodhë politikës kosovare nga drejtësia ndërkombëtare.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka konsideron se për ta dëshmuar përkushtimin për shtet dhe interes të qytetarit, të gjithë të ftuarit dhe të akuzuarit potencial nga kjo Gjykatë, do të duhej që së paku për respekt moral të japin dorëheqje nga pozitat publike politike që mbajnë në institucione të shtetit, edhe pse ligjërisht nuk janë të obliguar, derisa nuk konfirmohet fajësia eventuale e ndonjërit prej tyre.

Image
Riza Smaka

“Në parim dhe konform me parimet e përgjithshme te jurisprudencës , edhe kur ngritët aktakuza penale, ajo konsiderohet te jete hipoteze juridike e rrëzueshme, e cila në procedurë juridike - penale mundë të miratohet por edhe të refuzohet. Së andejmi nga aspekti i jurisprudencës nuk do të duhej nolens volens të pasonte dorëheqja nga posti publik i personit të ftuar në cilën do instancë të institucioneve të drejtësisë, çfarë është prokuroria dhe gjykata”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Smaka thotë se një praktikë të mirë të respektimit dhe shërbimit ndaj institucionit publik dhe shtetit, tani e kemi të instaluar nga kryeministri në detyrë, dhe do të ishte shembull i mirë të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Nga aspekti moral , veprimi i sipër thënë do të duhej të ishte i kundërt. Konform më kodeksin etik, cili do funksionare politik apo shtetëror i ftuar nga institucioni i drejtësisë së caktuar, me supozime të kryerjes së ndonjë aktit të inkriminuar penalisht, do të duhej të dorëhiqej, madje publikisht. Precedent të tilla ka krijuar z. Ramush Haradinaj e mbase do të duhej të shndërrohej në praktikë, madje në një praktikë të mirë të përfillshme në të gjitha rastet juridike analoge”, deklaroi Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)