Vjen akuza e rëndë kundër Hashim Thaçit: Kështu i amnistoi kriminelët serbë...

  • 12 December 2019 - 07:47
Vjen akuza e rëndë kundër Hashim Thaçit: Kështu i amnistoi kriminelët serbë...

“Sot pas 20 vjetësh në liri dhe 12 vite shtet i pa varur, kreu i shtetit presidenti Hashim Thaçi, pa asnjë arsye po mundohet që ta mbulon dështimin e vetë dhe qeverisë që e ka kryesuar në dy mandate, për ta sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për krimet serbë në Kosovë, për ta mbështetur drejtësinë kosovare që t'i trajton në mënyrë meritore krimet dhe dëmet e luftës, por edhe të gjendet mundësi dhe kanale ndërkombëtare, për ndjekjen e Serbisë në instanca ndërkombëtare për krimet e kryera në Kosovë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, fuke folur për Masakrën e Reçakut, dhe mohimin e kësaj masakre nga zyrtarët e shtetit serb, ka hedhur akuza të rënda edhe ndaj ndërkombëtarëve, për siç ka thënë ai, mos ndikimin e faktorit ndërkombëtar që Serbia ta pranojë fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe kështu të normalizohen raportet dhe ecet përpara në rrugën e integrimit në BE, Kosova dhe Serbia si dy shtete të pavarura e të njohura mes tyre.

“E ardhmja ndërtohet duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo analistët politikë e kanë cilësuar të padrejtë dhe tepër tendencioze akuzën e Thaçit kundër faktorit ndërkombëtar, pasi sipas tyre, Kosova për këto 20 vite, e sidomos pas pavarësisë, nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për ta akuzuar Serbinë me fakte, për ta nxjerrë atë para drejtësisë ndërkombëtare për krimet që ka bërë në Kosovë.

Për këtë lojë të Hashim Thaçit, ka folur për “Kosova Sot Online” analisti politik, Florim Zeqa.

Zeqa tha se tendenca e Thaçit, që fajin për mos ndëshkimin e krimeve të Serbisë dhe mos pranimin e krimit të kryer nga Serbia në Kosovë, t’ua vesh faktorëve ndërkombëtar, është e pasinqertë dhe e pamatur politikisht, dhe për të mbuluar të gjitha dështimet e tij politike, personale e institucionale.

Image
Florim Zeqa

“Sot pas 20 vjetësh në liri dhe 12 vite shtet i pa varur, kreu i shtetit presidenti Hashim Thaçi, pa asnjë arsye po mundohet që ta mbulon dështimin e vetë dhe qeverisë që e ka kryesuar në dy mandate, për ta sensibilizuar faktorin ndërkombëtar për krimet serbë në Kosovë, për ta mbështetur drejtësinë kosovare që t'i trajton në mënyrë meritore krimet dhe dëmet e luftës, por edhe të gjendet mundësi dhe kanale ndërkombëtare, për ndjekjen e Serbisë në instanca ndërkombëtare për krimet e kryera në Kosovë. Kreu i shtetit tonë Hashim Thaçi, jo vetëm që nuk e bëri një gjë të tillë, i mori një sërë iniciativash për amnistimin e krimeve serbe në Kosovë, si; nxjerrja e ligjit në Kuvendin e Kosovës për amnistimin e kriminelëve serb në veri të vendit, vizitat e shpeshta tek familjet serbe, përulja dhe vërja lule pranë lapidarëve të disa serbëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, ku shkruan; "Zrtve albanskog terrora" (Viktima të terrorit shqiptar), duke harruar dhe anashkaluar qindra masakra dhe rreth 400 fëmijë shqiptarë nën moshën 15 vjeç që gjatë luftës u vranë nga shteti i Serbisë”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për të qenë nënshtrimi i Thaçit ndaj Serbisë akoma më i madh, dhe skandal që do e varrosë karrierën e tij politike, sipas Zeqës është edhe amnistia e dytë që iu bë krimeve të Serbisë në Kosovë, duke u futur në dialog me shtetin serb pa asnjë kusht të vetëm.

“Por pa dyshim, amnistimin më të madh shtetit serb ia bëri me fillimin e bisedimeve pa vënien e asnjë kushti, qoftë edhe atij moral, të kërkim faljes për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Vargu i dështimeve dhe dëmeve që i shkaktoi shtetit dhe qytetarëve Hashim Thaçit është i gjatë dhe i pambarim, andaj kjo është detyrë e kronistëve historianëve që t'i përmbledhin në libra faktografik. Kosova e ka pasur vazhdimisht një argument të fuqishëm në anën e vetë, sepse ishte faktori ndërkombëtar që intervenoi për çlirimin e vendit, dhe kishte dëshmi dhe dëshmitar të mjaftueshëm për krimet serbe në Kosovë, por që mjerisht deri më sot nuk u shfrytëzua nga politikanët e mjerë kosovarë”, deklaroi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)