Ndodh edhe kjo: Kosovari ia vendos emrin vajzës “Vetëvendosje”

  • 12 December 2019 - 10:52
Ndodh edhe kjo: Kosovari ia vendos emrin vajzës “Vetëvendosje”

Emra të shumtë e të ndryshëm kanë shqiptarët. Por në Kosovë shpesh herë emrat e fëmijëve vendosen edhe në bazë të ndonjë personaliteti të ngritur, apo me ndonjë domethënie interesante.

Madje shpesh herë lihen edhe emra të qyteteve, por së fundi dikush vendosi një emër edhe më të çuditshëm drejt vajzës së tij.

Qytetari i cili jeton në Belgjikë vendosi ta pagëzoje vajzën me emrin Vetëvendosje, bazuar në lëvizjen Vetëvendosje, partinë e Albin Kurtit.

Vetëvendosje Poposhi ka mbushur tre vjeç dhe jeton në shtetin belg.

(Kosova Sot Online)