Shëndetësia të premten në grevë: Presim pagat me Ligjin e ri

  • 12 December 2019 - 11:04
Shëndetësia të premten në grevë: Presim pagat me Ligjin e ri

Shëndetësia në tre nivelet në tërë Kosovën do të futet në grevë ditën e premte, me kërkesën për zbatimin e Ligjit të ri për Pagat.

Ky është vendimi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, i cili vjen pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinioin e gjerë se me datë 11.12.2019  në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me situatën e krijuar pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve me Sindikatën e  Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore  të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së. 

(Kosova Sot Online)