‘Hoqa vathin kur më vdiq babai, më quanin jo normal’ Rama tregon amanetin e të atit

  • 12 December 2019 - 12:28
‘Hoqa vathin kur më vdiq babai, më quanin jo normal’ Rama tregon amanetin e të atit

Teksa ka dëgjuar nga afër rrëfimin plot dhimbje e lot të Ajet Mecjas që humbi nga tërmeti gruan, vajzën dhe mbesën e vogël, kryeministri Rama ka treguar amanetin që i la babai i tij, Kristaq Rama.

“Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë”, – kështu ma tha, tregon Rama, duke kujtuar porosinë e të atit.

“Kur shkonim nga njerëzit e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje e më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vete, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj, më duket sikur se len të vdekurin me vdek. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë.. duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën…”- tha Rama, duke shtuar, “më ka ndihmuar shumë ideja, mendo që ata që ikin nuk donin të shihnin kurrë kaq të mërzitur të jetosh për ta e të mos ua rëndosh më shumë barrën, këto janë edhe ngushëllime që njeriu i gjen për ashtu por në fund të ditës pavarësisht se sa janë apo nuk janë, ato idetë e botës tjetër është mirë që njeriu ta mendojë”.

Me tej gjate vizites ne banesen e familjes Gjana, kryeministrit i ra ne sy vathi qe mbante djali i shtepise dhe paten edhe disa batuta mes tyre.

Rama: Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba isha në Paris, kisha shumë marrëdhënie të afërt, duhet të nisesha të nesërmen se skishte avion, kam ndet nga stresi disa orë kam heq mjekrën, hoqa vathin dhe u bëra kështu si ai, normal pastaj se atëherë quhesha jo normal dhe erdha për varrimi. Dhe po atë ditë u bëra ministër dhe ishte koicidencë e paparë, atëherë e hoqa vathin.

Djali i familjes Gjana:
S’më ka thënë ndonjëherë plaka gjë për vathin, cdo gjë që më pëlqente, ok thoshte, vetëm bëji me mend.

Rama: Hajde se do vijë dita, nuk është puna e të tjerëve cfarë vesh e çfarë mban ti, është puna jote se mua më thonë pse me atë xhup, hiq xhupin se je bërë si prift.

(Kosova Sot Online)