Martesa më e shkurtër në histori, nusja le dhëndrin disa orë pas dasmës

  • 12 December 2019 - 13:19
Martesa më e shkurtër në histori, nusja le dhëndrin disa orë pas dasmës

Një çift i sapo martuar i dha fund martesës brenda disa orësh pasi kanë shkëmbyer premtimet pasi vëllai i burrit rrahu kunatën e tij gjatë dasmës.

Ushtari, Steffan Wilson, 25 vjeç, dhe nusja e tij mësuese Erin Mason-George, 26 vjeç, nuk janë parë më me njëri tjetrin prej ditës së dasmës e cila ishte katër muaj më parë.

Miqtë thanë që dyshja kanë vendosur të shkojnë në rrugët e tyre të ndara pasi vëllai i madh i Steffan, Tomos Wilson, 29 vjeç nga Swansea, sulmoi nusen, dy motrat dhe nënën e saj.

Steffan shkoi në shtëpi me familjen e tij pas dasmës pa u përpjekur të ngushëllojë nusen e tij.

Një mik i familjes tha: 'Martesa mbaroi brenda një dite që duhet të ishte një lloj rekordi”.

(Kosova Sot Online)