Tërmeti rrit qiratë në Tiranë, e moshuara: S’gjej dot shtëpi me 180 mijë lekët që më dha shteti

  • 12 December 2019 - 15:49
Tërmeti rrit qiratë në Tiranë, e moshuara: S’gjej dot shtëpi me 180 mijë lekët që më dha shteti

Disa pallate në zonën e “Kombinatit” nuk e përballuan tërmetin e 26 nëntorit, për pasojë kanë kanë rezultuar si të pabanueshme. Kjo fatkeqësi rrit kërkesën dhe çmimin e apartamenteve me qira në zonën e Kombinatit dhe të Yzberishtit.

Familja e të moshuarës Sofi Pellazgu vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e dëmtuar me shpresën se një ditë do të gjejnë një shtëpi me çmimin e bonusit të qirasë që ata kanë përfituar.

“Pas tërmetit të datës 26 nëntor erdhën e kontrolluan pallatin na thanë që do dilni jashtë pasi është i pabanueshëm. Kam kërkuar shtëpi me qira nuk kam gjetur, jemi të detyruar të qëndrojmë këtu. Bonusin për 1+1 180 mijë lek të vjetra e kemi përfituar, por unë ende nuk kam gjetur shtëpi”, shprehet Mariana Pellazgu.

Përse si është çmimi i apartamente në zonë e kombinatit?

“Janë shtrenjtuar 1+ 1 mund të ketë shkuar 230-250 mijë lek të vjetra këtë qira nuk mund ta përballoj pasi edhe para tërmetit gjendja ime ekonomike ishte e rënduar”.

“Para rënies së tërmetit sa ishte një apartament me qira në zonë e kombinatit?këtu tek pallati në katin e dytë jepej 150 mijë lek të vjetra”.

Mariana dalim dhe kërkojmë bashkë shtëpi se ndoshta kemi fat?

“Pse jo, nëse gjej një shtëpi 180 mijë lek për mua do të ishte ideale”.

Prej më shumë se dy javësh Mariana ka takuar të gjithë administratorët e pallateve dhe pronarët e shtëpive private në këtë zonë, por ende nuk është gjetur një shtëpi për familjen e saj.

“Pyeta disa administratorë pallatesh dhe më tha që nuk ka apartamente të lira”, shprehet Pellazgu.

(Kosova Sot Online)