Konfiskohen 49 vetura në Pejë për shmangie nga pagesa e tarifave doganore

  • 12 December 2019 - 15:53
Konfiskohen 49 vetura në Pejë për shmangie nga pagesa e tarifave doganore

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti janë konfikskuar 49 automjete për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore

“Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero (0) tolerance”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online )