Një person i infektuar me sëmundjen e zgjebes mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

  • 12 December 2019 - 17:51
Një person i infektuar me sëmundjen e zgjebes mes banorëve të strehuar në hotele pas tërmetit

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja e zgjebes.

Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku po strehohen persona me banesa të dëmtuara.

Specialistët e shëndetësisë konfirmojnë për A2 se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar, i cili po mbahet i izoluar bashkë me familjen ku po kryhet edhe trajtimi specifik.

Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës.

(Kosova Sot Online)