Inxhinieri izraelit jep siguri për ndërtesat në Durrës: Mund të vij të jetoj me familjen time

  • 12 December 2019 - 17:56
Inxhinieri izraelit jep siguri për ndërtesat në Durrës: Mund të vij të jetoj me familjen time

Punonjësit e ndërtimit të Bashkisë së Durrësit nën mbikëqyrjen e ekipit ushtarak izraelit kanë nisur rindërtimin e mureve dhe riparimet e nevojshme në një pallat banimi në Durrës.

Ekipi izraelit është kujdesuar që suvatimet dhe brezat e mureve të bëhen ashtu siç duhet, në mënyrë që muri të jetë sa më rezistent dhe për rrjedhojë të japë më shumë siguri.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të qytetarëve mbi nisjen e riparimeve dhe sigurisë së pallatit, koloneli që drejton ekipin ushtarak izraelit, Golan Vach Jane, tha:

“Unë mund të vij të banoj me familjen time në këto apartamente. Ne jemi shumë profesional kur bëhet fjalë për sigurinë e qytetarëve. Kur themi që godina është e sigurt, është e sigurt. Kur themi që duhet riparuar, duhet riparuar dhe kur themi që duhet të shembet, duhet të shembet”.


(Kosova Sot Online)