LDK njofton për takimin me ambasadorin britanik, kanë folur për Vetëvendosjen

  • 12 December 2019 - 19:12
LDK njofton për takimin me ambasadorin britanik, kanë folur për Vetëvendosjen

Një komunikatë pa shumë detaje është lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për një takim që kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka pasur me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

“Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe Bajram Gecaj kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftim.

“Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, ecuria e bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së, dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve”, thuhet më tej në njoftim.

(Kosova Sot Online)