Macron: Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë me 19 ose 20 janar

  • 12 December 2019 - 19:16
Macron: Konferenca e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë me 19 ose 20 janar

Sot Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Evropian në Bruksel, bëri të ditur se Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë, do të mbahet me 19 ose 20 janar.

Macron u bëri thirrje donatorëve për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.


(Kosova Sot Online)

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar.

Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron.

(Kosova Sot Online)