Të lidhur me “Ndraghetan”, goditet banda që kryente trafik droge Shqipëri-Itali

  • 12 December 2019 - 19:30
Të lidhur me “Ndraghetan”, goditet banda që kryente trafik droge Shqipëri-Itali

Autoritetet italiane kanë finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm, i cili ka çuar në shkatërrimin një bande trafikantësh droge italo-shqiptare.

Me urdhër të Prokurorisë së Firenzes janë vënë nën masë arresti 9 persona, 7 shtetas shqiptarë e 2 italianë me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë e kokainë.

Gjashtë persona janë vënë nën pranga, 1 në arrest shtëpiak dhe 2 të tjerë nën urdhër e detyrim paraqitje.

Operacioni i koduar “Sabbia 2 ” (Rëra 2) ka zbardhur lidhjet e këtij grupi kriminal me mafiozin Valerio Navarra, kalabreze e banues në rajonin e Toskanës, i cili i përket klanit Zungri të mafias kalabreze Ndrangheta.

Bosi mafioz ishte pronar i një picerie të njohur në qytetin e Pistoias.

Hetimet e operacionit janë drejtuar nga prokurorja e Firenzes Giuseppina Mione e kanë zgjatur nga tetori i 2018 deri në mars të 2019.

Arrestimet janë ekzekutuar në qytetet e Firenze, Pistoia, Pisa e Vibo Valentia.


(Kosova Sot Online)