Gjendet i pajetë trupi i 32-vjeçarit nga Ferizaji i cili u shpall i zhdukur para tri dite

  • 12 December 2019 - 20:01
Gjendet i pajetë trupi i 32-vjeçarit nga Ferizaji i cili u shpall i zhdukur para tri dite

Personi me iniciale SH.B nga Ferizaji, i cili ishte shpallur i zhdukur para tri dite është gjetur pa shenja jete. Trupi i 32-vjecarit është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të komunës së Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar për rastin përmes një komunikate.

Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive, hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B. (m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj.

Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore .

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.


(Kosova Sot Online)