Komentet për dhëmbët e tij: Kryetari i SBASHK’ut rrëfen sa i lënduar është ndier ai dhe familja e tij

  • 12 December 2019 - 20:19
Komentet për dhëmbët e tij: Kryetari i SBASHK’ut rrëfen sa i lënduar është ndier ai dhe familja e tij

Kryetari i SBASHK-ut, u ka dhënë përgjigje atyre që janë të “shqetësuar” me gjendjen e dhëmbëve të tij

Në paraqitjet e tij, më pak vëmendje tërhoqën ato që tha.

Më shumë se deklaratat e tij për pakënaqësitë në arsim, shumëkush mbajti mend dhëmbët e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

E sa herë paraqitet në media, nuk kursehen komentet negative nga të tjerët.

Madje u krijuan edhe grupe në facebook, që talleshin me gjendjen e dhëmbëve të tij (FB..te bëhemi 1 mijë vetë…..)

Ani pse ai vetë thotë se nuk është prekur nga to, familjarët e tij kanë reaguar ndryshe.

Pavarësisht kësaj, Jashari vendosi të mos i rregullojë dhëmbët.

E për këtë thotë se ka një arsye.

Megjithatë, gjendja e dhëmbëve të tij së fundmi u përkeqësua.

As kjo nuk po e bind Jasharin ti drejtohet një dentisti.

E Jashari, shpesh u komentua edhe për pagën e tij të madhe që merr si kryetar i SBASHK-ut.

Andaj me humor, Jashari tha se edhe kur të vij koha për ti rregulluar dhëmbët do provojë të kursejë.

Ndërkaq, kryetari SBASHK-ut , tha se  nuk do ti lejoj kritikat e fyerjet ndaj tij, ai do të vazhdoj ta kryej punën e tij.


(Kosova Sot Online)