Kryeministri intervistohet për vrasjen e Enver Haradinajt

  • 12 December 2019 - 20:26
Kryeministri intervistohet për vrasjen e Enver Haradinajt

Katërmbëdhjetë vjet nga vrasja e Enver Haradinajt ende nuk dihet dorasi, por Prokuroria në Pejë po zhvillon hetimet.

Një pritë e organizuar në këtë vend ishte bërë në vitin 2005.

E cak i disa personave ishte Enver Haradinaj.

Ndaj tij ishte qëlluar me një breshëri plumbash, ndërsa ishte vrarë në vend.

E 14 vjet pas kësaj vrasje, për zbardhjen e këtij krimi po punon Prokuroria Themelore në Pejë.

Madje, një ditë më parë Polica në këtë rajon është intervistuar  kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

 

Siç merr vesh media nga burimet e saja brenda organeve të hetuesisë Haradinaj, u intervistua në cilësinë e dëshmitarit rreth vrasjes së vëllait të tij Enverit. 

“Dje është intervistuar Ramush Haradinaj, për këtë prokurori është duke ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë që kjo çështje penale të mbyllet sa më parë”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

Për këtë rast Haradinaj kishte folur për herë të parë në media.

Sipas tij këto vrasje ishin të orkestruara nga ata që nuk ia donin të mirën Kosovës.

Haradinaj pati thënë se nuk kanë telashe me asnjë familje siç ishte raportuar në media.

Megjithatë dorasit nuk janë kapur ende.

Ndërkohë për këtë rast në vitin 2005 ishte arrestuar një person.

Nën pranga kishte përfunduar Tasim Osaj si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, por një vit më vonë për shkak të mungesës së dëshmive, ishte liruar nga ish Gjykata e Qarkut në Pejë.

Ky rast ishte mbyllur në mungesë provash.

(Kosova Sot Online)