Kosnett: Amerika nuk e ka inkurajuar asnjëherë ndryshimin e kufijve

  • 12 December 2019 - 22:59
Kosnett: Amerika nuk e ka inkurajuar asnjëherë ndryshimin e kufijve

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë sonte në Jeta në Kosovë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori.

Ai thotë se SHBA mbështet një marrëveshje pa kushte dhe në pajtim edhe me qytetarët.

‘’Pozicioni i SHBA’së është që qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të negociojnë pa kushte. Duhet të jenë të lira dhe të bisedojnë. Amerika nuk ka inkurajuar kurrë një rishikim të kufjive, apo siç e kanë quajtur disa ndarje’’, ka thënë ai.

‘’Një marrëveshje mes dy shteteve nuk duhet të jetë  e pranueshme veç për politikanët, por edhe për qytetarët.’’

‘’Tash të flasim për ndarje, është lajm i  vjetër, është histori’’.

(Kosova Sot Online)