Kush e thotë: Ja hajnat e Kosovës që duhet t’i përgatisin torbat për në burgun e Dyzit

  • 13 December 2019 - 07:32
Kush e thotë: Ja hajnat e Kosovës që duhet t’i përgatisin torbat për në burgun e Dyzit

“Këta vagabondë po sillen sikur nuk e dinë se Amerika i ka të gjitha, i ka të gjitha me fakte dhe të dëgjuara mirë. Ligji Vetting do të bëhet se nuk mundë të zgjas më tutje sistemi i të drejtës së xhunglës që e kanë instaluar këta. Por, sa të filloj burgosja e këtyre qenve që vodhën popullin, Amerika, Anglia do t´i ndihmojnë sistemit të drejtësisë prapa shpinës me të gjitha faktet e këtyre kryebanditëve dhe ka për tu tronditur jo vetëm Kosova e Ballkani por edhe bota mbarë. Për këta krye hajna nuk po mbetet gjë tjetër veç se t´i bëjnë torbat gati për të shkuar dhe pushuar në Dyz sepse atje e kanë vendin e garantuar”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj kërkon që shtetet e mëdha mike, sikur që janë SHBA-të, Gjermania dhe Britania e Madhe, të mobilizohet dhe t’i kërkojnë qeverisë së re të Kosovës, që na mandatin e ri të kalohet nga fjalët në veprime konkrete për luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Badallaj thotë se për 20 vite që po mbeten pas , angazhimi politik ndaj kësaj të keqe, ka qenë vetëm farsë mediatike dhe asgjë tjetër, pavarësisht kritikave ndërkombëtare dhe angazhimit të medies, veçanërisht gazetës “Kosova Sot”.

Image
Reshat Badallaj

“Të gjithë ambasadoret e shteteve mike, natyrisht se flasin në emër të shteteve të tyre dhe atë sidomos të shteteve më të fuqishme të botës, si Amerika, Gjermania, Anglia dhe... e thonë me shumë të drejtë se Kosova sundohet nga krimi i organizuar. Mirëpo, ato nuk e thonë shkoqur sepse nuk lejohet përndryshe Kosova që nga pas lufta e deri më sot sundohet nga krye kriminelët, krye hajnat, krye vagabondët dhe kryebanditët më të thershëm jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por në tërë Evropën”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E për ta mashtruar opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar, sipas Badallajt këta hajna që zhvatën shtetin me dekada, vazhdimisht e kanë pasur dhe e kanë plotë gojën drejtësi dhe sundim të ligjit, por nuk e kanë dhënë asnjë shenjë për zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës, madje kanë punuar edhe kundër ligjit Vetting.

“Të gjithë këta hajna janë të veshur në xhaketën e majave të shtetit, prandaj pengohet VETTING-U. Pengohet sepse këta e dinë se do të burgosen dhe do të ju konfiskohet pasuria. Por, edhe një gjë, e kanë frikën në palcë se i gjithë ky rrjet kriminal që e kanë lëshuar rrjetin si të merimangës, do të ju vjen një ditë se do të dalin para ligjit të mirëfilltë për hajni, kriminalitet,për tradhti dhe shumë të zeza tjera”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj mendon se rezistencës së krimit po i vjen fundi, dhe shumë shpejtë presioni ndërkombëtar do ta bëjë të veten.

“Këta vagabondë po sillen sikur nuk e dinë se Amerika i ka të gjitha, i ka të gjitha me fakte dhe të dëgjuara mirë. Ligji Vetting do të bëhet se nuk mundë të zgjas më tutje sistemi i të drejtës së xhunglës që e kanë instaluar këta. Por, sa të filloj burgosja e këtyre qenve që vodhën popullin, Amerika, Anglia do t´i ndihmojnë sistemit të drejtësisë prapa shpinës me të gjitha faktet e këtyre kryebanditëve dhe ka për tu tronditur jo vetëm Kosova e Ballkani por edhe bota mbarë. Për këta krye hajna nuk po mbetet gjë tjetër veç se t´i bëjnë torbat gati për të shkuar dhe pushuar në Dyz sepse atje e kanë vendin e garantuar”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)