“Dështimi i koalicionit”, vjen paralajmërimi i rëndë për Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 13 December 2019 - 07:38
“Dështimi i koalicionit”, vjen paralajmërimi i rëndë për Vetëvendosjen dhe LDK-në

“Tani po kalojnë afërsisht tre javë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, dhe për këtë, akoma nuk kemi marrëveshje politike për koalicion, kurse LVV-ja kërcon me zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse nuk bindet LDK-ja, për të hequr dorë nga kërkesa për Presidentin. E nëse hë për hë, shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë nga populli nuk mund t' marrë votat që i kishin marrë më parë, por do të ndëshkohet edhe njëra edhe pala tjetër për mashtrimin që ja kanë bërë qytetarit me shpresa të mëdha në këto dy parti politike”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Duke parë vazhdimin e mosmarrëveshjeve në vazhdim në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta arritur marrëveshjen për koalicion, dhe formimin e shpejtë të institucioneve të reja, derisa presidenti Thaçi ka caktuar edhe datën 24 dhjetor për seancën konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës, analistët politikë po e shohin rrezikun serioz të dështimit të marrëveshjes dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Për këtë mundësi të padëshirueshme, të papranueshme për qytetarët e Kosovës, ka folur për “Kosova Sot Online” analisti politik, Bislim Aliu.

Sipas Aliut, rreziku vjen e bëhet akoma më serioz, pas takimit të fundit në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, që nuk pati rezultat, kurse në të dyja taborret politike po vazhdojnë akuzat e reja për ta gjetur fajtorin e dështimit eventual të marrëveshjes për koalicion.

Image
Bislim Aliu

“Pa dyshim, dështimi eventual i koalicionit qeverisës, mund të jetë zhgënjimi më i madh, në këtë politikë kryeneçe dhe të inateve, për qytetarët e Kosovës, të cilëve ju premtua qeverisje për ndryshime dhe formimi i shpejtë i institucioneve të shtetit. Tani po kalojnë afërsisht tre javë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, dhe për këtë, akoma nuk kemi marrëveshje politike për koalicion, kurse LVV-ja kërcon me zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse nuk bindet LDK-ja, për të hequr dorë nga kërkesa për Presidentin. E nëse hë për hë, shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë nga populli nuk mund t' marrë votat që i kishin marrë më parë, por do të ndëshkohet edhe njëra edhe pala tjetër për mashtrimin që ja kanë bërë qytetarit me shpresa të mëdha në këto dy parti politike”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Nëse ndodhë ky mashtrim i madh, sipas Aliut as LVV dhe as LDK nuk do të kenë më të drejtë morale për të folur rreth vijave të kuqe ndaj subjekteve tjera politike, sikur e kanë bërë bërë këto zgjedhje.

“Kurse tani po bëjnë lojëra duke e kushtëzuar njëri tjetrin pikërisht për shkak të “betimit“ në vija të kuqe se nuk bëjnë koalicion me asnjë parti tjetër politike, por vetëm nëse këto të dyja, LVV dhe LDK arrijnë të gjejnë pikën e përbashkët, e nëse jo vendi shkon në zgjedhje. Tani është e domosdoshme, që njëherë e përgjithmonë të harrohet këto lojëra jo serioze. Edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe të LDK-së, duhet gjithsesi të heqin dorë vijat e kuqe sepse kështu vetëm po rrezikojnë të krijonë kriza të reja dhe dështim të formimit të institucioneve për inate politike dhe nga lakmia se kush do të merr më shumë hise në kulaçin e qeverisjes”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, edhe nëse qytetarët detyrohen përsëri të iu drejtohen kutive të votimit, për pasojë të mosmarrëveshjeve mes LVV-së dhe LDK-së, nuk do të ndodhë ndonjë mrekulli e madhe e ndryshimit me shkop magjik, por rezultati me një plus minus të vogël do të jetë i përafërt.

“Nuk e di çfarë mendojnë këta, çfarë mrekullie duhet të pritet, nëse qytetarët detyrohen, t'u drejtohen sërish kutive të votimit, ku potencialisht pritet që VV-ja ose LDK-ja të del sërish fituese, si subjekti politik më i votuar dhe pastaj nëse vazhdojnë të thonë se; me VV-në ose me LDK-në nuk ka koalicion, ose të marrin anën tjetër dhe të vazhdojnë me atë logjikën se nuk ka koalicion as me PDK-në e as me AAK-në dhe me Nismën. Kjo vërtetë nuk ka kuptim, prandaj shtrohet seriozisht pyetja se ku po mbetet logjika e bërjes politikë dhe premtimi për shtet dhe institucione. Kjo mënyrë veprimi nuk është politik bërje për shtetin sepse në realitetin kosovar mundësia që një parti politike, t'i fiton vetëm për vetëm mbi 50% të votave nuk mund të bëhet asnjëherë realitet”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)