Albin Kurti shkon në Kuvend, regjistrohet si deputet

  • 13 December 2019 - 10:34
Albin Kurti shkon në Kuvend, regjistrohet si deputet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka arritur në Kuvend të Kosovës, për t’u regjistruar si deputet.

Ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike, derisa, sot do të bëhet regjistrimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në kuvend ka arritur edhe kreu i VV-së, Albin Kurti që do të regjistrohet si deputet.

Lajmin për regjistrimin e tij e kanë konfirmuar për media edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)