A mund të jetë mesazh për Isa Mustafën? – Kurti dhe Osmani regjistrohen së bashku në Kuvend!

  • 13 December 2019 - 11:26
A mund të jetë mesazh për Isa Mustafën? – Kurti dhe Osmani regjistrohen së bashku në Kuvend!

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, sot i ka dërguar një mesazh politik të pamëshirshëm liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Pas talljes publike që mbrëmë ia bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke aktruar edhe me mimikë e gjestikulacion në studio televizive, vartësja e Mustafës sot bashkë me të kanë shkuar së bashku për ta nënshkruar mandatin e deputetit.

Por, vetëm një ditë më parë, Kurti ishte tallur me kërkesën e Isa Mustafës në takime e tyre.

‘’I thash profesor, unë duhet me zgjedh i pari, tha unë i pari. I thash unë i pari, ai prapë jo unë i pari. Thash a ke një ide si të dalim prej kësaj situate. Tha nuk e di, unë zgjedh i pari, duhet. I thash mirë po e bëjmë si në tenis. Ende pa e përfundu fjalinë, tha unë do të zgjedh i pari’’, kishte thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)