Thëngjilli përsëri shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në kryeqytet

  • 13 December 2019 - 12:04
Thëngjilli përsëri shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në kryeqytet

Ndotja e ajrit në vend ka arritur në nivele shqetësuese ditëve të fundit. Për nivelin e ndotjes në këtë masë, Instituti GAP ka publikuar analizën me ndotësit më të mëdhenjë të ajrit gjatë dimrit në kryeqytet, sipas së cilës thëngjilli mbetet shkaktari kryesor i ndotjes.

Sipas një analize të Institutit GAP, fajtorët e zakonshëm KEK dhe veturat, ndonëse kanë rol kyç në ndotjen e përgjithshme, të dhënat sugjerojnë që nuk kanë rol të shtuar në sezonin e dimrit.

“Por, temperatura inverse e ajrit dhe përdorimi i drunjëve dhe thëngjillit për ngrohje, ndikon në rritjen e ndotësve me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në postimin e GAP.

Ky institut ka bërë thirrje që një vëmendje më e madhe t’i kushtohet sektorit të ngrohjes, qoftë për nga prodhimi i statistikave dhe studimeve të mëtutjeshme për përdorimin e thëngjillit dhe drunjëve, qoftë për nga ndërmarrja e masave dhe politikave adekuate për zvogëlimin e ndotjes që vjen nga ky sektor.

(Kosova Sot Online)