Haradinaj i jep medalje komandantit të FSK’së për shkak të intervenimit në Shqipëri

  • 13 December 2019 - 12:09
Haradinaj i jep medalje komandantit të FSK’së për shkak të intervenimit në Shqipëri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar njëvjetorin e miratimit të tri ligjeve për ushtrinë, për Forcën e Sigurisë, për Shërbimin në FSK dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Me këtë rast, media raporton se kryeministri në detyrë e ka nderuar me medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama.

Kjo medalje vjen pas ndihmesës që kanë ofruar pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë në Shqipëri, pas tërmetit që la të vdekur disa persona.

“I ndajmë komandantit në uniformë medaljen për shërbim ndaj atdheut për shërbim të shkëlqyeshëm, ja dedikoj këtë medalje të gjithë juve që shërbeni në uniformë”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)