“Nuk ka shtet funksional”, përfiton krimi i organizuar në Kosovë

  • 13 December 2019 - 12:26
“Nuk ka shtet funksional”, përfiton krimi i organizuar në Kosovë

“Të gjitha partitë, në njëfarë mënyre janë në aleancë për të mos ndodhur ndryshimi, sepse për dy dekada janë mësuar të vjedhin dhe të zhvatin gjithçka çfarë ju del përpara. Janë mësuar që ta vjedhin buxhetin e qytetarëve të këtij vendi. Këta funksionojnë tamam si në kohën e komunizmit" hajt se është e shtetit". Jo vetëm këto parti politike, por edhe militantët e tyre nuk e duan ndryshimin, sepse edhe ata janë pjesë e këtyre pisllëqeve”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po e shohin me pasoja të mëdha mbetjen e shtetit pa pushtet funksional. Boshllëku i krijuar institucional, konsiderohet se po i kontribuon me të madhe thellimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në këta 4 muaj pa pushtet funksional që është futur Kosova.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Faik Krasniqi.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni po e shfrytëzon situatën pa pushtet për plotë katër muaj nga dorëheqja e qeverisë Haradinaj dhe shkuarja e vendit në zgjedhje, kurse një situatë e tillë, po rrezikon të vazhdon edhe muajt në vijim si pasojë e ngërçit politik që po troket në skenën politike.

Image
Faik Krasniqi

“Të gjitha partitë, në njëfarë mënyre janë në aleancë për të mos ndodhur ndryshimi, sepse për dy dekada janë mësuar të vjedhin dhe të zhvatin gjithçka çfarë ju del përpara. Janë mësuar që ta vjedhin buxhetin e qytetarëve të këtij vendi. Këta funksionojnë tamam si në kohën e komunizmit" hajt se është e shtetit". Jo vetëm këto parti politike, por edhe militantët e tyre nuk e duan ndryshimin, sepse edhe ata janë pjesë e këtyre pisllëqeve”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, edhe votuesit e këtyre partive politike, po tregojnë se nuk janë shumë të përgatitur për ndryshime.

“Janë militantë të sëmurë të partive politike, dhe kjo është arsyeja. Një përqindje e vogël e popullatës duan realisht që ky vend të ndryshojë”, theksoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se si pasojë e mungesës së vullnetit politik për ndryshime, po ka tani edhe pengesa në formimin e qeverisë së re, ndonëse nuk është optimistë që një Veting eventual i kontrolluar nga politika do të jepte efektet pozitive.

“Pa dyshim që mos krijimi i institucioneve lënë hapësirë për pushtetarët në ikje që te vjedhin akoma më shumë. Por edhe kur kishim këto institucione vjedhjet ishin masive. Unë nuk besoj tek ky Vetting në Kosovë. Edhe në Shqipëri është duke u bërë Vettingu, por asnjë politikanë deri më tash nuk ka pësuar nga ky Vetting. Përralla me mbret se gjoja po bëjmë diçka. Vettingu kur udhëhiqet nga politika nuk është pastrim, por amnisti për krimet dhe vjedhjet që i kanë bërë”, deklaroi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)