Reagon Vjosa, tregon pse ajo dhe Kurti u panë bashkë në Kuvend

  • 13 December 2019 - 13:00
Reagon Vjosa, tregon pse ajo dhe Kurti u panë bashkë në Kuvend

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka shkuar në Kuvend për tu regjistruar si deputete, në të njëjtën kohë me Albin Kurtin, liderin e VV-së.

Lidhur me këtë ka reaguar Osmani, e cila ka thënë se kjo po tentohet të përkthehet si mesazh politik, por që ka qenë rastësi, pasi ka shkuar të regjistrohet në kohën që i është sugjeruar nga administrata e Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se mesazhet politike për partinë e saj i bën të qarta brenda organeve vendimmarrëse dhe jo përmes fotografive.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.
Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së.

(Kosova Sot Online)