Ishin shokë të mirë, por pasi i kishte borxh e vrau dhe e dogji, detaje të tmerrshme nga vrasja në Ferizaj

  • 13 December 2019 - 13:37
Ishin shokë të mirë, por pasi i kishte borxh e vrau dhe e dogji, detaje të tmerrshme nga vrasja në Ferizaj

Në ngjarje e rëndë i ka ndodhur familjes Bytyqi, djali i tyre është vrarë dhe djegur 4 ditë pasi është lajmëruar se ai është zhdukur.

I riu nga Ferizaji, Shkodran Bytyqi është gjetur i vrarë dhe i djegur ndërmjet fshatrave Gadime të Ferizajt dhe një fshati tjetër të Gjilanit.

Media nga burimet brenda Prokurorisë ka mësuar se vrasjen e ka kryer 22 vjeçari Trimor Lalinovci, ky i fundit e ka pranuar vet aktin makabër që ka bërë ndaj shokut të tij.

Shkodran Bytyqi dhe Trimor Lalinovci ishin shok, por ishte një borxh ai i cili kishte filluar të gjithë sherrin e kësaj ngjarje të rëndë.

Borxh i disa muajve ka qenë arsyeja që Lalinovcin e ka shtyrë ta vrasë Shkodranin, babain e dy fëmijëve.

Dyshohet se Lalinovci e ka ftuar për diskutim Bytyqin, por që më pas e ka vrarë dhe më pas e ka djegur trupin e tij.

(Kosova Sot Online)