Vjen thirrja: Të hetohet partitë kosovare, ky është mashtrimi i tyre...

  • 13 December 2019 - 14:05
Vjen thirrja: Të hetohet partitë kosovare, ky është mashtrimi i tyre...

“Kosova duhet të ketë ligj për lobim,të dihet saktë se kush kujt sa po ja “dhuron”. Në situatën e tanishme gjithçka është bërë mjegull. Duhet shikuar-analizuar se cilat firma, nga kush po marrin më shumë tenderë. Kontribuuesit për fushatë duhet të shpërblehen me tender, asgjë falë nuk ka”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar të hënën raportet financiare që partitë politike kanë shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Në bazë të raporteve të publikuara del se LDK ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 730,146,87 euro, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 451,979,85 euro. Pra LDK dhe VV, që janë parti kryesore fituese të zgjedhjeve, janë të parat edhe me shpenzime për fushatën. Në vendin e tretë për shpenzimet e fushatës radhitet partia e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, koalicioni në mes AAK-së dhe PSD me 346,544,15 euro. Këtë herë, nëse është për të besuar në këtë raport të shpenzimeve, PDK- raporton të ketë shpenzuar vetëm 316,346,32 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar 115,863,80 euro. Lista Serbe raportohet të ketë shpenzuar vetëm 26,652,31 euro.

Mirëpo njohësit me përvojë të zhvillimeve politike, nuk besojnë të jetë kjo një dëshmi reale, pasi shifrat mundë të jenë akoma më të mëdha. Sidoqoftë këto shuma të raportuara, që nuk janë të paktë, flasin më së miri se si partitë politike, për ta fituar pushtetin janë në gjendje për t’i harxhuar milionat.

Lidhur me këto të dhëna, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti dhe njohësi i së drejtës, Hasan Preteni.

Sipas Pretenit, këto shifra nuk janë as për së afërmi të besueshme dhe aspak reale, duke shtuar se do të duhej hetuar thellësisht burimet e tyre financiare.

Image
Hasan Preteni

“Duhet të nxirret për diskutim edhe fondi legal i financimit të partive politike, fondi i demokratizimit që ndahet nga buxheti i shteti, sepse abuzimet e partive me financa janë shumë të mëdha. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me realitetin. Është për të diskutuar shumë edhe ky fondi për demokratizim, para që partitë mërin nga buxheti. Kjo nuk është e drejtë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, me ligj të veçantë duhet të rregullohet mënyra e financimit përmes lotimit, dhe në të njëjtën kohë të sanksionohet bërja transparente e atyre financave, pasi këtë tani po e fshehin me mjeshtri partitë politike.

“Kosova duhet të ketë ligj për lobim,të dihet saktë se kush kujt sa po ja “dhuron”. Në situatën e tanishme gjithçka është bërë mjegull. Duhet shikuar-analizuar se cilat firma, nga kush po marrin më shumë tenderë. Kontribuuesit për fushatë duhet të shpërblehen me tender, asgjë falë nuk ka. Një analizë e thjeshtë, të shihet se cilët oligarkë ishin të angazhuar kinse si këshilltar në qeverinë në ikje. Të gjithë ata fillimisht po japin lek e pastaj po shpërblehen me poste, favore dhe tender. Disa oligarkë po i stimulojnë vetëm disa nga politikanët e ata në të mençurit po japin për të gjithë e pastaj po fitojnë nga ata në pushtet. Shpenzimet e partive duhet ti nënshtrohen një auditimi të jashtëm financiare. Deklaratat financiare po bëhen vetëm për të plotësuar formën”, deklaroi Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)