Sindikata e Policisë merr vendim që të respektohet vendimi i Kushtetueses për pagat

  • 13 December 2019 - 14:44
Sindikata e Policisë merr vendim që të respektohet vendimi i Kushtetueses për pagat

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e këshillt drejtues ku është diskutuar pezullimi i Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Këshilli drejtues i Sindikatës së Policisë ka marrë vendim që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne ketë takim është diskutuar dhe është marr parasysh situata në të cilën po kalon vendi dhe mbi bazën e kësaj, Këshilli Drejtues i sindikatës të Policisë së Kosovës ka marrë vendim që të pritet gjerë ne marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, bazuar në atë se Policia e Kosovës si institucion i zbatimit te ligjit, vendimet e Gjykatave të Republikës së Kosovës nuk i interpretojmë apo diskuton , por kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që çështjen e ligjit të pagave ta trajtoj me prioritet”, thuhet në komunikatën e Sindikatës.

Nga Institucionet e vendit Sindikata e Policisë ka kërkuar që të gjitha të drejtat dhe obligimet që burojnë nga ligji i pagave të zbatohen në mënyrë retroaktive nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji.

Gjithashtu në këtë takim në mënyrë unanime është marr vendim që të mbahen takimet me bartësit e institucioneve të vendit që të realizohen kërkesat e kamotshme të Sindikatës të Policisë së Kosovës e që janë:

-Sigurimi shëndetësor

-Sigurimi Jetësor dhe aksidental

-Ligji për pensionimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës (ligj ky i cili është duke u zvarritur që një kohë të gjatë).

-Pagesën e ndërrimit të natës në mënyrë të dinjiteteshme

-Pagesën e shujtës dhe të transportit për pjesëtaret e policisë se Kosovës

Në fund këshilli drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës përkrah kërkesat e ligjshme te sindikatave ,si  Sindikata e Arsimit  SBASHK-ut  dhe Sindikatën e shëndetësisë FSSHK-ën .

(Kosova Sot Online)