54 aktakuza për 24 orë

  • 13 December 2019 - 14:49
54 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme në Prishtinë, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit ka sekuestruar, trembëdhjetë (13) shtëpiza të lojërave të fatit dhe gjashtëqindeshtatëdhjetepesë (675) euro, ndërsa në lokacionin e dytë, një (1) shtëpizë e lojërave të fatit dhe pesëqindeshtatëdhjetë (570) euro, si dhe një veture AUDI Q7.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur dy (2) lokacione të ndryshme, me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Nga kjo bastisje e realizuar, në lokacionin e parë janë sekuestruar, trembëdhjetë (13) shtëpiza të lojërave të fatit dhe gjashtëqindeshtatëdhjetepesë (675) euro, ndërsa në lokacionin e dytë, një (1) shtëpizë e lojërave të fatit dhe pesëqindeshtatëdhjetë (570) euro.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, nga kjo prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së enjte ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një veture AUDI Q7.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) të dyshuarve në kohëzgjatje pre 24 orësh, ka bërë dy (2) kërkesa, një (1) kërkesë për caktimi e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimi e arrestit shtëpiak, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)