Regjistrohen edhe deputetët e PDK’së

  • 13 December 2019 - 14:50
Regjistrohen edhe deputetët e PDK’së

Deputetët e zgjedhur të PDK’së në krye me Kadri Veselin janë regjistruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

PDK’ja nga zgjedhjet e fundit të 6 tetorit ka arritur që të sigurojë vetëm 24 deputetë dhe aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë si pjesë e opozitës.

Seanca për konstituuimin e Kuvendit do të mbahet më 26 dhjetor, pasi që me kërkesë të partive politike presidenti Hashim Thaçi ka ndryshuar 24 dhjetorin që e kishte caktuar paraprakisht.

(Kosova Sot Online)