Mjekët vendosin të hënën se a do ta vazhdojnë grevën për shkak të pagave

  • 13 December 2019 - 17:52
Mjekët vendosin të hënën se a do ta vazhdojnë grevën për shkak të pagave

Që nga ora 07:00 e deri në orën 15:00 institucionet shëndetësore mbajtën grevë pas pezullimit të ligjit për paga deri më 30  mars 2020, nga Gjykata kushtetuese.

Grevën e kundërshtuan kolegjiumi profesional i kirurgëve duke e quajtur të pakuptimtë këtë grevë.

Ndërkohë është paralajmëruar se të hënën do të mbahet takimi i të gjithë mjekëve për të vendosur për hapat që do të ndërmirren në ditët në vijim.

Ndërsa Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk iu kanë bashkuar grevës së organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur kirurgu Arbër Morina, i njohur si një nga organizatorët e grevave të mëhershme të kirurgëve.

“Kolegjiumi profesional i kirurgëve sot merr vendim të njëzëshëm: nuk ka asnjë lloj greve, puna vazhdohet normalisht”, thuhet në njoftimin e Morinës.

(Kosova Sot Online)