Vjedhje e rëndë në Hajvali, hajnat thyejnë dyqanin

  • 13 December 2019 - 18:09
Vjedhje e rëndë në Hajvali, hajnat thyejnë dyqanin

Katër persona kanë thyer një dyqan në Prishtinë, derisa raportohet se të njejtë kanë vjedhur llaptopë në vlerë prej 10 mijë euro. Polica po kryen hetimet.

Fillimisht e parkuan veturën e nga aty dolën tre persona.  Më pas këtë mjet e përdorën për ti thyer xhamat e këtij dyqani ku shiten pajisje teknologjike.

Gjithçka ndodhi të premten rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Më pas këta persona të maskuar filluan të merrnin gjithçka që kishin përpara brenda këtij lokali afër Hajvalisë në Prishtinë. Megjithatë hajnat jo të gjithë llap topat kishin arritur t’i marrin.

Zhurmën që u shkaktua nga kjo vjedhje e dëgjuan edhe pronarët e kësaj shtëpie që lokalin poshtë e kanë të lëshuar me qira.

Pronari i shtëpisë Afrim Daka nuk kishte arritur t’i identifikonte hajnat, megjithatë ka arritur ta mbaj mend tipin e veturës dhe ngjyrën e saj. 

“Në ora 5 një kërsitme e madhe ka ndodh edhe u zgjum, derisa dulëm poshtë..kur po e shoh një audi pa tabela…njerëz plotë edhe gjitha xhamat vazhduan rrugën nga Prishtina…kjo ka ndodh shumë shkurt dy tre minuta krej operacioni që e kanë ba ata”, tha Arif Daka, pronar i shtëpisë.

Ndërkohë dëmet materiale duket se  janë shumë të mëdha. Këtë gjë e thonë, pronarët e këtij biznesi.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet relevante policore, përfshi edhe ekipet e fornezikës.

Ndërkohë vjedhjet e pronave të qytetarëve, qofshin ato në shtëpi banimi, dyqane apo vetura, gjatë tri vjetëve të fundit në Kosovë kanë qenë të larta.

Mbi 30 mijë raste të vjedhjeve janë evidentuar prej vitit 2017 deri në vitin 2019.

(Kosova Sot Online)