Edhe Merkel deklarohet pas fitores së Johnsonit

  • 13 December 2019 - 20:43
Edhe Merkel deklarohet pas fitores së Johnsonit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përgëzoi sot Boris Johnsonin për fitoren e pastër gjatë zgjedhjeve parlamentare britanike dhe konfirmoi dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me Britaninë e Madhe.

“Mezi pres bashkëpunimin e vazhdueshëm për një miqësi dhe partneritet të ngushtë midis dy vendeve tona”, tha kancelarja në një deklaratë të postuar nga zëdhënësi i saj në Twitter. 

Rezultatet e publikuara të premten konfirmuan prirjen e dhënë nga vlerësimet e para.

Fitore me një shumicë dërrmuese për konservatorët, që nuk e kishin ushtruar më një kontroll të tillë mbi Parlamentin britanik që prej kohës së Margaret Thatcher.

(Kosova Sot Online)