Haradinaj tregon pse garoi në pompa më kadetin e FSK’së nga Shqipëria

  • 13 December 2019 - 21:45
Haradinaj tregon pse garoi në pompa më kadetin e FSK’së nga Shqipëria

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka treguar pse sot garoi në pompa me kadetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Shqipëria që rezultoj të jetë edhe boksier.

Në pyetjen nga Karato për kryeministrin Haradinaj se pse sot bëri pompa me kadetët e FSK’së, Haradinaj është përgjigjur duke thënë se bëri pompa për qejf.

“Bëj pompa për qejf. Nuk është i padijshëm ai që merr vendime të luftojë për liri”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tregoi se si ndodhi ngjarja me kadetin që garoi në pompa. 

“Ai kadeti që bëra pompa me të, është kadet nga Shqipëria. Dëgjova se është boksier dhe për shkak se ishte edhe nga Shqipëria, e ftova të garojmë në pompa”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, kryeministri tregoi se çdo vitë nga Shqipëria pranohen kadet në akademinë ushtarake të FSK’së.

“Çdo vit në akademinë ushtarake të FSK’së, pranohen kadetë të rinj nga Shqipëria”, shtoi Haradinaj.

(Kosova Sot Online)