Amerika kritikon “parazitët” brenda NATO’s

  • 13 December 2019 - 23:15
Amerika kritikon “parazitët” brenda NATO’s

Kreu i Pentagonit, Mark Esper mbështeti sot rritjen drastike të shpenzimeve ushtarake kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për aleatët e SHBA-së duke nënvizuar se NATO-ja nuk mund të lejojë shtete “parazite”.

“Pjesa më e madhe e vendeve e konsiderojnë SHBA-në si partneren më të mirë për sigurinë botërore, jo vetëm për shkak të superioritetit të kapaciteteve tona dhe pajisjeve tona ushtarake, por gjithashtu për shkak të vlerave që ne mbrojmë”, deklaroi ministri amerikan i Mbrojtjes para ekspertëve për sigurinë kombëtare të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR).

“Aleancat tona nuk janë të bazuara në transaksione tregtare. Ato janë shpesh të bazuara në respektin e përbashkët, vlerat e përbashkëta dhe një vullnet i ndarë në mbrojtje”, shtoi ai.

Ish-diplomati Richard Haas, presidenti i CFR, i kujtoi atij se disa vende të NATO-s me të drejtë mendojnë se aleanca me Uashingtonin po bëhet gjithnjë e më “transaksionale” dhe dyshojnë në vullnetin e SHBA-së për t’i mbrojtur ata në rast sulmi nëse nuk do të kenë paguar mjaftueshëm. 

“Për shumë prej aleatëve tanë marrëdhëniet shfaqen të kushtëzuara për 2% e PBB-së që Uashingtoni kërkon nga vendet e NATO-s për t’ia kushtuar Mbrojtjes”, shtoi ish-diplomati.

“Unë nuk mendoj se është një transaksion. Kjo është një detyrim”, theksoi Esper.

“SHBA-ja shpenzon 3,5% të PBB-së së saj për të mbrojtur SHBA-në, aleatët dhe partnerët e saj. Shumë vende shpenzojnë shumë më pak se 1%” për mbrojtjen e tyre”, shtoi ai.

Ne kemi kërkuar për shumë vite, dekada, nga partnerët tanë europianë të kontribuojnë më shumë në Aleancë. Ata nuk e kanë bërë këtë”, nënvizoi Esper.

(Kosova Sot Online)