Tronditet qyteti, vritet në mes të lokalit ish-anëtari i bandës së Lushnjës

  • 14 December 2019 - 08:51
Tronditet qyteti, vritet në mes të lokalit ish-anëtari i bandës së Lushnjës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë, ku viktim ka mbetur Enver Borici 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri në Lushnjë. Enver Borici ish anëtar i bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 42 vjeçarit.

Enver Borici është vëllai i Arben Boriçit u cili vuan dënimin për jetë në burgun e Peqinit si pjesëtar i bandës së Lushnjës.

(Kosova Sot Online)