Shkrimtarja e njohur gjendet e varrosur në pyll, arrestohet i shoqi dhe djali!

  • 14 December 2019 - 09:12
Shkrimtarja e njohur gjendet e varrosur në pyll, arrestohet i shoqi dhe djali!

Shkrimtarja Lindsay de Feliz ishte shpallur e zhdukur dhe u gjet më vonë e varrosur në një pyll. Gruan e kishin mbytur. Ngjarja e rëndë ndodhi në Republikën Dominikane, ku autoritetet kanë vënë në pranga bashkëshortin e gruas, Danilo dhe thjeshtrin e saj, Dani Alberto Feliz Martinez.

Zbulimi i trupit u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Një prej librave të shkruar nga Lindsay de Feliz, ‘What About Your Saucepans’ është ndër më të shiturit në Amazon.

The Sun shkruan se gruaja kishte hedhur pas krahëve një martesë dhe kishte braktisur një jete të mirë, me fitime te medha e pushimet luksoze për të ndjekur ëndrrën e saj të zhytjes dhe për të qëndruar në ishullin plot diell.  Trupi i Lindsay u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar.

(Kosova Sot Online)