Ndarja e ulëseve – kështu do të duket Kuvendi i Kosovës

  • 14 December 2019 - 11:10
Ndarja e ulëseve – kështu do të duket Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje me 29 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 28 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë dhe koalicioni AAK-PSD me 13 deputetë.

Kështu do të ndahen ulëset në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Pasiqë Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve, deputetët e kësaj partie së bashku me komunitetet do t’i kenë ulëset në mes të kuvendit.

Ndërkohë deputët e Lidhjet Demokratikë të Kosovës do t’i kenë ulësët në anën e majtë, aty ku vitin e kaluar ishin deputetët e VV-së, ndërsa PDK-ja do të pozicionehen në anën e djathtë të kuvendit.

Ulja e deputeteëve bëhet në bazë të numrit të votave që i kanë marrë, ndërsa perjashtim bëhet vetëm për shefin e grupit parlamentar, i cili ulet në rendin e parë.

(Kosova Sot Online)