Analiza: Ja fajtorët kryesor për formimin e Gjykatës Speciales, Serbia e...

  • 14 December 2019 - 13:55
Analiza: Ja fajtorët kryesor për formimin e Gjykatës Speciales, Serbia e...

“Natyrisht, si të korruptuar, si të shantazhuar, këta njerëz ishin vetëm shërbëtor të të huajve, si rrjedhojë, asgjë nuk u bë pa lejen e tyre e as ndonjë Gjykatë për krimet e luftës në Kosovë pa dallim se cilit komunitet i takojnë. Kjo i ka kushtuar shumë Kosovës, si në shtet ndërtimin ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Si në futboll, kur nuk shënon ti, atëherë shënon kundërshtari, pra Serbia shënoj sepse ne punuam me egoizëm dhe pa pikë atdhedashurie”, tha Aliu për Kosova Sot Online”.

Analisti i njohur politik, doktor Hysni Aliu konsideron se një dështim i madh epokal, çmimin e të cilit po e paguan tani shteti i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, është mos angazhimi serioz i kësaj klase politike për krijimin me kohë të një Gjykate Speciale për Krimet e luftës në Kosovë.

Image
Hysni Aliu

“Procesi i pavarësimit të Kosovës ka qenë shumë i komplikuar. Jo të gjithë e kanë përkrahur këtë proces e pothuajse gjysma e botës e ka kundërshtuar edhe pse Kosova ju nënshtrua një procesi për një shfarosje totale nga regjimi i Millosheviqit. Siç duket edhe ndërkombëtarët, menjëherë pas dërgimit të Millosheviqit me grupin e vet në Hagë, menduan që çdo gjë përfundoi dhe këta që e udhëheqin tani Serbinë janë engjëj, andaj presioni ndaj Serbisë ra. Serbia filloi të trajtohet si viktimë e bombardimeve të NATO-s, gjë që ndikoi negativisht në tërë rajonin e sidomos në zhvillimet në Kosovë”, tha Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, trajtimi i Serbisë si viktimë, ndikoi tek ndërkombëtarët që udhëhiqnin me Kosovën, që ata të kërkojnë një heshtje për të kaluarën gjenocidiale të Serbisë, në mënyrë që sipas tyre të përmirësohen raportet në mes dy vendeve.

“Një ide e mirë por tepër naive kur dihet botërisht të menduarit patologjik të shtetit të Serbisë për rajonin dhe fqinjët. Serbia, si pasojë e kësaj qasje, kaloi në ofensivë, duke luajtur tash rolin e viktimës, dhe xhelati i vjetër filloj të gjen xhelatin tek shqiptarët nëpërmes Dik Martit dhe këtë ia arriti”, shtoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

Kontribut negativ sipas tij kanë dhënë edhe bisedimet pa kushte në Bruksel, që po zhvillohen akoma me Serbinë.

“Duke marrë para sysh edhe bisedimet në Bruksel, ku të dy palët si rrjedhojë e atyre që i përshkrova më herët u trajtuan si të barabarta, Kosova humbi iniciativën, dhe Serbisë ju dha argumentimi i fortë se ajo është viktimë e shqiptarëve dhe NATO-s, dhe se Kosova nuk e ka merituar pavarësinë, dhe ajo pavarësi tashmë po vihet në pikëpyetje edhe nga vet shqiptarët në bisedime, si rrjedhojë erdhën tërheqjet e njohjeve të Kosovës”, u shprehë Aliu për “Kosova Sot Online”.

I vetmi subjekt politik, që sipas Aliut ka kërkuar me kohë krijimin e Gjykatës Speciale për krimet serbe në Kosovë, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

“Një popull që harron, është vështirë të ngritët dhe ecë me kohën. Ne harruam se çka bëri Serbia, bizneset bënë yrysh në Serbi për ta ngrit ekonominë e tyre, e udhëheqësit tanë u lëshuan mbas pasurimit e dikush bëri edhe krime duke vrarë njerëzit më të mirë të vendit. Natyrisht, si të korruptuar, si të shantazhuar, këta njerëz ishin vetëm shërbëtor të të huajve, si rrjedhojë, asgjë nuk u bë pa lejen e tyre e as ndonjë Gjykatë për krimet e luftës në Kosovë pa dallim se cilit komunitet i takojnë. Kjo i ka kushtuar shumë Kosovës, si në shtet ndërtimin ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Si në futboll, kur nuk shënon ti, atëherë shënon kundërshtari, pra Serbia shënoj sepse ne punuam me egoizëm dhe pa pikë atdhedashurie. Shpresoj që diçka të ndryshoj në këtë kohë pas ndryshimit të udhëheqësve të vendit dhe kësaj kulture nënshtruese”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)