Përpjekjet për koalicion, mblidhen në Kuvendin e Kosovës LDK e VV

  • 14 December 2019 - 16:18
Përpjekjet për koalicion, mblidhen në Kuvendin e Kosovës LDK e VV

Ka filluar grumbullimi i krerëve të LDK’së dhe VV’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK’së.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Besnik Bislimi.

Ky takim mes dy partive vjen si vazhdë e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje, meqenëse asnjëra prej partive s’ka marrë vota mjaftueshëm për të qeverisur vetëm.

Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë Glauk Konjufca, kishte thënë se ka pasur përafrime prandaj takimet do të vazhdojnë në mënyrë intensive.

(Kosova Sot Online)