Aksident trafiku në Suharekë, lëndohet një person

  • 15 December 2019 - 13:03
Aksident trafiku në Suharekë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Reshtan të Suharekës, ku një person ka mbetur të lënduar

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se një person derisa ishte duke e kaluar rrugën është goditur nga një veturë.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Nuk është raportuar për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)